Telegrafi

Mourinho: Nadal do të ishte një futbollist fantastik

Një tjetër ditë me diell në Londër, një tjetër ditë me duele të reja në Wimbledon.

Si kurrë më parë, në rolin e një analisti është shfaqur trajneri portugez, Jose Mourinho, i cili ka folur për një ndër tenistët më të mëdhenj në botë, Rafael Nadal.

“Ajo që bën Rafa është e pabesueshme, por unë mendoj se do të ishte një futbollist fantastik në saje të mentalitetit, fizikut dhe aftësive që posedon.

“Xhaxhai i tij ishte lojtari im në Barcelonë në vitin 1996 dhe e di që spanjolli mund të luaj edhe futboll. Megjithatë më mirë është që po luan tenis dhe nuk është bërë futbollist “, ka analizuar trajneri portugez.

Ky i fundit ende nuk dihet nëse do të marrë të drejtoj ndonjë klub pas shkarkimit nga ana e klubit të Manchester Unitedit. Ndryshe, Mourinho është spekuluar se do të jetë trajner i ardhshëm i Newcastle Unitedit, i cili di të më parë largoi spanjollin, Rafael Benitez. /Telegrafi/