Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është i gatshëm të hyjë në negociata me Real Madridin për David De Gean, por më kusht që në këtë marrëveshje të përfshihet edhe mesfushori i madrilenëve, Toni Kroos.
Mediat britanike shkruajnë se tekniku portugez është i gatshëm ta humbë portierin spanjoll, në mënyrë që në Old Trafford ta transferojë futbollistin gjerman.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, prej kohësh insiston ta blejë De Gean, transferim ky që mund të arrihet këtë verë.
Dhe siç raportojnë mediat në Angli, Mourinho është i gatshëm të heqë dorë nga portieri i Spanjës në shkëmbim të Toni Kroos.
Strategu portugez e pëlqen shumë lojën e 27 vjeçarit, i cili po kalon formë mjaft të mirë te Los Blancos. /KP/Telegrafi/