Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka ftohur zërat rreth një ri-nënshkrimi të sulmuesit të LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi suedez është lidhur me një rikthim si huazim gjatë afatit të janarit në Evropë.
Ibrahimovic është lidhur me shumë skuadra të mëdha evropiane, ndër to edhe ish-skuadra e tij United.
Megjithatë, sot (e premte), Mourinho i ka mohuar këto zëra për një rikthim të Ibras në Old Trafford.
I pyetur nëse një kthim i Ibrahimovicit te Unitedi ishte një mundësi, Mourinho tha shkurt: “Jo”.
I pyetur nëse do të ishte një opsion a do të merrte parasysh, ai përsëri u përgjigj: “Jo”.
Përveç Djajve të Kuq, ylli suedez është lidhur edhe me një transferim të tij te Real Madridi dhe Milani.
Ndryshe, Ibrahimovic po shkëlqen në MLS pasi në 26 paraqitje deri më tani me LA Galaxy ka shënuar 22 gola. /Telegrafi/