Site icon Telegrafi

Mourinho merr një goditje të rëndë pasi top ylli ia mbylli derën transferimit tek Fenerbahce

Jose Mourinho ka marrë një goditje të rëndë pasi njëri prej objektivave të tij kryesor e ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet Fenerbahces.

Mourinho po bëhet gati për sezonin e parë në Superligën e Turqisë me Fenerbahcen një përvojë padyshim më ndryshe se sa ato që ka përjetuar më herët.

61-vjeçari u largua nga Roma në janar, pasi fitoi Ligën e Konferencës në sezonin 2021/2022 dhe i udhëhoqi ata drejt finales në Ligën e Evropës sezonin vijues.

‘The Special One’ deshi që ta transferojë në radhët e tij yllin e Bayern Munichut, Kingsley Coman, me Fenerbahcen që kishte mbajtur bisedime me klubin dhe lojtarin.

Sidoqoftë, reprezentuesi francez i cili është paraqitur në vetëm 15 ndeshje për kombëtaren e tij në Euro 2024, ka refuzuar ofertën e Fenerbahces në ditët e fundit.

Kjo pasi sipas gazetarit të Sky Sports, Florian Plettenberg, 28-vjeçari ka plane të tjera për të ardhmen e tij.

Bayerni po përgatitet për sezonin e tyre të parë në krye me Vincent Kompany, i cili thuhet se është i hapur që ta shesë francezin.

Fenerbahce ka qenë mjaft aktive gjatë këtij afati kalimtar duke nënshkruar në formë huazimi me Caglar Soyuncun dhe Rade Krunic, ndërsa ata kanë sjellë edhe sulmuesin Cenk Tosun.

Klubi turk ishte lidhur me një numër lëvizjesh ambicioze që përfshinin ish-sulmuesin e Neëcastle, Allan Saint-Maximin dhe Darwin Nunez, por deri më tani nuk kanë realizuar ndonjë transferim të përmasave të tilla./Telegrafi/

Exit mobile version