Jose Mourinho nuk ka asgjë tjetër përveç se lëvdata për Virgil van Dijkun, pasi e zgjodhi mbrojtësin e Liverpoolit në formacionin e tij të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.
Lojtari i sezonit në Ligën Premier ishte në mesin e gjashtë lojtarëve të The Reds të përzgjedhur nga trajneri portugez, së bashku me Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson, Sadio Mane dhe Mohamed Salah.
Trajneri portugez, po ashtu, ka zgjedhur edhe tre lojtarë nga Ajaxi (Matthijd de Ligt, Frenkie de Jong, Donny van de Beek), një nga Barcelona (Lionel Messi) dhe një nga Tottenhami (Christian Eriksen).
Por, ishte Van Dijk ai që e impresionoi Jose Mourinhon pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Liverpooolin në të gjitha garat.
“Van Dijk është një mbret, ka një personalitet të jashtëzakonshëm. Ai është një top lojtarë”, ka thënë portugezi për mbrojtësin holandez.
Qendërmbrojtësi arriti që të shtunën (1 qershor) ta bllokonte çdo lëvizje të Harry Kane, por ndali edhe disa lëvizje të Son Heung-min që të mos dilte përballë me Alisson Becker. /Telegrafi/