Site icon Telegrafi

Mourinho konfirmon marrëveshjen me Sanchezin, por thotë se ende nuk është zyrtarizuar

Jose Mourinho ka folur në konferencë për shtyp ku ka konfirmuar edhe arritjen e marrëeshjes me sulmuesin kilian, Alexis Sanchez.

Sanchez thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Djajtë e Kuq për tu transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kjo marrëveshje e sheh sulmuesin kilian të bëhet lojtari më i paguar në Ligën Premier, duke lënë pas vete shumë yje të mëdha.

Lexo po ashtu Wenger: Humbja e Van Persiet ishte më e dhimbshme sesa e Sanchezit

Megjithatë, një marrëveshje mes dy klubeve ende nuk është arritur, pasi Topçinjtë duan në shkëmbim armenin Henrikh Mkhitaryan dhe ujdia me të ende nuk ka ardhur.

Sanchez po cilësohet si mercenar nga qarqet e Arsenalit

Por, janë dy trajnerët, Mourinho dhe Arsene Wenger që kanë konfirmuar se një marrëveshje në parim është arritur dhe zyrtarizimi është më së shumti çështje ditësh.

Lexo po ashtu Wenger e konfirmon, Sanchez te United është punë e kryer

“Gjithkush e di pse jemi këtu dhe sidomos kur menaxheri i Arsenalit flet aq qartë  siç ai e bëri, nuk ka asnjë pikë në përpjekjen për të fshehur apo mohuar”.

“Por, nuk është bërë ende e gjithë marrëveshja, kështu që në këtë moment Mkhitaryan është lojtari ynë, Sanchez lojtar i Arsenalit”, deklaroi Mourinho.

Ndryshe, ky transferim nuk është pritur aspak mirë në qarqet e skuadrës londineze, pasi shihet si një tradhti e pastër ndaj klubit. /Telegrafi/  

Exit mobile version