Telegrafi

Mourinho konfirmon interesimin për Bale

Jose Mourinho ka treguar në konferencë për shtyp se skuadra e tij, Manchester Unitedi e do anësorin uellsian, Gareth Bale.   

Manchester Unitedi dhe Real Madridi do të luajnë në Shkup nesër (e martë) mes vete në Superkupën e Evropës.

Lexo po ashtu Mourinho i kërkon Balet që të bëjë publike dëshirën për t’ju bashkuar Unitedit

Por, në konferencën për shtyp trajneri i Djajve të Kuq ka folur edhe për anësorin e Realit, Bale, për të cilin ka thënë se i intereson skuadrës së tij.

“Nëse Bale luan nesër kjo do të thotë se ai e dëshiron qëndrimin në Real Madrid”, iu ka thënë fillisht Mourinho gazetarëve në konferencë shtypi.

“Nëse jo, atëherë ne do të presim atë dhe do të konkurrojmë me skuadrat që i duan shërbimet e tij”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/