Telegrafi

Mourinho komenton thashethemet për largimin e Martial: Nuk mund të bësh çfarë të duash në jetë

Anthony Martial (Foto: Getty Images)

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka paralajmëruar Anthony Martialin se jo gjithmonë mund të bëjë çfarë të dëshirojë në jetë, ndërkohë që po spekulohet për largimin e francezit nga Old Trafford.

Agjenti i 22-vjeçarit në muajin e kaluar deklaroi se klienti i tij ishte i gatshëm t’i shqyrtonte mundësitë që do t’i ofrohen.

Anthony Martial (Foto: Getty Images)

Pas transferimit të Alexis Sanchez në afatin e janarit, sulmuesi francez ka pasur minutazh të kufizuar loje te Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu Lajmet për MARTIAL

Gjatë një ndeshjeje parapërgatitore në SHBA, Mourinho është pyetur në lidhje me spekulimet për largimin e Martial.

“Nuk mund të bësh çfarë të duash në jetë, unë do të doja të arrija në Los Angeles, të stërviteshim në Los Angeles dhe t’i zhvillonim të gjitha pesë ndeshjet në Los Angeles dhe pastaj të mos udhëtonim, të mos e ndërronim hotelin dhe pastaj të ktheheshim në Mançester”.

Jose Mourinho (Foto: Getty Images)

“Do të doja të luanim ndaj Leicesterit të dielën, por duhet të luajmë të premten, prandaj në jetë nuk mund të marrësh gjithmonë atë që dëshiron”, ishte përgjigja ‘diplomatike’ e portugezit në lidhje me Martial.

Anthony Martial iu bashkua Unitedit në vitin 2015, ndërsa Djajtë e Kuq është dashur të paguajnë 65 milionë euro për të. /Telegrafi/