Telegrafi

Mourinho komenton finalen e Ligës së Evropës, thotë se Cech po kthehet ‘në shtëpi’ duke iu referuar Chelseat

Jose Mourinho ka komentuar përballjen në mes të Chelseat dhe Arsenalit në kuadër të finales së Ligës së Evropës.

Trajneri portugez ka thënë se presioni më i madh është te Topçinjtë, sepse ata duan ta sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve, por i ka provokuar edhe me Petr Cechun.

Mourinho ka thënë se portieri çek do të pensionohet nga futbolli në një ndeshje që çdokush do ta dëshironte, për t’u rikthyer më pas në shtëpi, duke iu referuar kështu Chelseat.

“Më shumë ka presion mbi Arsenalin, sepse ata dëshirojnë vendin e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Për Petr Cechun kjo është ndeshja e fundit si futbollist profesionist. Mendoj unë se edhe po të tentonit ta zgjidhnit një ndeshje për t’u pensionuar, kjo do të ishte idealja”, ka thënë trajneri portugez.

Lexo po ashtu Mourinho për finalen e Ligës së Evropës: Presioni është mbi Arsenalin  

“Ajo ndeshje do të jetë e fundit për të, para se të rikthehet në shtëpi, duket se ai po rikthehet në shtëpi, në sezonin tjetër, te Chelsea. Unë mendoj se ai do të tentojë të fitojë finalen, pasi ka mentalitet fitues. Ai ka fituar shumë gjëra”, ka shtuar më tej Mourinho. /Telegrafi/