Jose Mourinho ka thënë se kurrë nuk ka qenë më i kënaqur me Paul Pogba, ndërsa e ka konfirmuar se e ka gjobitur Anthony Martialin.
Mesfushori francez flitet se ka kërkuar largimin nga klubi, por që kjo nuk do të ndodh me gjasë, pasi që Manchester United e sheh si të pashitshëm.
Mourinho iu përgjigj pyetjeve për Paul Pogban, pas raporteve të fundit se ai është i pakënaqur dhe dëshiron të largohet.
Kur Pogba ishte pyetur nga gazetarët se si ndihet në klub, ai iu përgjigj: “Ka gjëra që unë mund t’i them dhe ka gjëra që unë nuk mund t’i them, përndryshe unë do të gjobiten”.
Megjithatë, Mourinho sqaroi të premten se ai është i kënaqur me mesfushorin.
“Unë kurrë nuk kam qenë aq i lumtur me të ashtu siç jam tani. Kjo është e vërteta. Unë nuk mund të kërkoj më shumë prej tij”.
“Nuk mund të kërkoj më shumë prej tij. Pogba erdhi këtu të hënën e kaluar, përpara ndeshjes me Leicester. U stërvit për tri ditë, kërkova mbështetjen e tij dhe ai dha kontributin e duhur në një ndeshje të rëndësishme për ne. Ekipi kishte vështirësi dhe ai e bëri këtë, bëri më mirë se sa mund të prisnim”.
Megjithëse Mourinho e pranoi se e ka gjobitur Anthony Martial.
“Jam këtu prej dy vitesh dhe disa muaj, dhe i vetmi lojtar që është gjobitur është Anthony Martial, prandaj nuk është e lehtë të gjobitësh këtu”, u ka thënë ai gazetarëve të premten. /Telegrafi/