Telegrafi

Mourinho: Interi duhet të fitojë Scudetton

Jose Mourinho dhe Antonio Conte (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho ka rritur presionin ndaj Antonio Contes, duke këmbëngulur se Interi duhet të fitojë Scudetton këtë sezon.

Mourinho e udhëhoqi Interin në Serie A deri në vitin 2010, por ai u përfshi në një rivalitet me Conten kur ata ishin në krye të Manchester Unitedit dhe Chelseat.

Tani Conte është trajneri i ish-skuadrës së tij, me të cilën Mourinho e fitoi Ligën e Kampionëve dhe tani portugezi mendon se Interi duhet ta fitojë titullin këtë sezon.

Lexo po ashtu Ish-trajner i Juventusit, Carrera: Conte mund të fitojë Scudetton me Interin

“Nerazzurrët duhet të fitojnë titullin e Serie A këtë sezon. Jam i sigurt për këtë”, ka thënë fillimisht Mourinho për Gazzetta dello Sport.

Më pas, portugezi u pyet për lëvizjen e tij të ardhshme në karrierë, pasi ka mbetur pa punë që nga largimi i Unitedit në dhjetorin e kaluar.

Lexo po ashtu Mourinho thuhet se ka refuzuar ofertën marramendëse të Guangzhou Evergrande

“Tani po studioj gjermanisht sepse është gjuha e vetme që më mungon. Unë flas anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht dhe italisht”.

“Pastaj, natyrisht, unë nuk do të përjashtoj asgjë, madje as Gjermania”, përfundoi Special One. /Telegrafi/