Telegrafi

Mourinho harron Xhakën, tani shikon nga mesfushori i Bundesligës

Me Arsenalin që refuzon të shesë Granit Xhakën, Jose Mourinho dhe Roma janë në kërkim të reprezentuesit danez të Borussia Dortmundit, Thomas Delaney.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën kishte qenë zgjedhja e parë e qartë për Mou që nga momenti kur mbërriti në Stadio Olimpico, por The Gunners hodhën poshtë disa oferta dhe trajneri Mikel Arteta e mbylli derën këtë javë.

Sipas Calciomercato.it dhe Bild, objektivi i ardhshëm do të jetë Delaney, i cili mbush 30 vite muajin tjetër dhe është në sezonin e fundit të kontratës së tij me Borussia Dortmund.

Lexo po ashtu Granit Xhaka shënoi gol të bukur me kokë në humbjen e Arsenalit në miqësoren ndaj Chelseat

Vlera e tij e transferimit është rreth 10 milionë euro, por duke parë që kontrata e tij përfundon në qershor të vitit 2022, Roma shpreson ta marrë atë për një shumë edhe më të vogël.

Reprezentuesi danez ka gjashtë gola në 60 ndeshje për vendin e tij, duke i ndihmuar ata të arrijnë në gjysmëfinalen e EURO 2020 me një gol vendimtar kundër Republikës Çeke.

Lexo po ashtu Arteta thotë se Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali: Është lojtar kyç i skuadrës

Ai ka qenë në Gjermani që nga janari 2017, fillimisht për Ëerder Bremenin dhe më pas Dortmundin.

Delaney shënoi një gol dhe dha pesë asistime për shokët e tij të klubit në 34 ndeshje konkurruese për BVB sezonin e kaluar. /Telegrafi/