Jose Mourinho ka folur për ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Real Madridit.
Manchester United dhe Real Madrid do të ndeshen mes vete në Superkupën e Evropës, pasi njëra fitoi Ligën e Evropës dhe tjetra Ligën e Kampionëve.
Ky takim do të luhet në shtetin fqinj, Maqedoni, apo në saktë në kryeqytetin e tyre, Shkupin, dhe trajneri portugez e cilëson si një nder të luash ndaj kampionit të Evropës.
“Ndeshja ndaj Realit? Është nder. Çdo skuadër që e fiton Ligën e Evropës duhet të ndjehet krenare për mundësinë për të luajtur ndaj skuadrës më të mirë në Evropë, që është kampion i Evropës”.
“Është mundësi fantastike të luash ndaj Real Madridit”, deklaroi Mourinho gjatë një takimi me gazetarë në qytetin e Lisbonës.
Ndryshe, ky do të ishte takimi i parë për Jose Mourinhon ndaj ish-skuadrës së tij, pasi udhëhoqi për tri vite me Mbretërit. /Telegrafi/