Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i vendosur të bashkohet në betejën për mesfushorin e Napolit, Jorginho.
Mesfushori i Napolit po luan rol të rëndësishëm tek skuadra italiane dhe cilësitë e tij kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij, ku ndër më të interesuarat janë ato angleze.
Sipas mediumit Daily Star, Mourinho është i etur për të sjellë forca të reja në mesfushë këtë verë dhe si duket Jorginho është i përzgjedhuri.
Trajneri portugez dhe drejtuesit e Unitedi do të përpiqen ta tundojë Napolin me një ofertë fillestare prej 50 milionë funtesh.
United ka nevojë për një mesfushor të fortë, me Michael Carrick të vendosur për të dalë në pension dhe Marouane Fellaini që do të largohet pas dështimit për të rënë dakord për një kontratë të re.
Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk do ta kenë të lehtë transferimin e italo-brazilianit pasi në garë për të janë edhe rivalët e urryer të Liverpoolit.
Trajneri i Redsave, Jurgen Klopp është i etur për ta transferuar Jorginho pasi mendon atë si një zëvendësim ideal për Emre Can.
Por, Mourinho tani është gjithashtu i etur për 26-vjeçarin dhe është gati të shkojë kokë më kokë me rivalin e tij Anfield për reprezentuesin italianë. /Telegrafi/