Telegrafi

Mourinho emëron Maguiren si lojtarin e ndeshjes, United – Chelsea

Jose Mourinho ka thënë se Harry Maguire e meriton çmimin e lojtarit të ndeshjes pas performancës në fitoren 4-0 të Manchester United ndaj Chelseat.

Djajtë e Kuq e fituan përballjen ndaj The Blues në Old Trafford, derisa trajneri portugez e analizoi më pas ndeshjen në Sky Sports.

Me dy golat e shënuar nga Marcus Rashford, Anthony Martialit dhe Daniel James, Unitedi e filloi sezonin 2019/20 me fitore.

Harry Maguire (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se ai (Maguire) e meritoi plotësisht çmimin e lojtarit të ndeshjes. Ishte solid si një shkëmb, dhe siç e dimë, ai është shumë i rëndësishëm për ekipin”, ka thënë Mourinho.

Lexo po ashtu Maguire: Duhet ta bëjmë Old Traffordin një kështjellë

“Jo vetëm të kesh atë njohuri taktike, duhet të kesh personalitet, atë sens të lexuarit të lojës, të qenit vigjilent gjatë gjithë kohës, të keni besim për të luajtur. Ai ishte fantastik, absolutisht i merituar (njeri i ndeshjes)”, ka shtuar më tej portugezi.

Unitedi i është bashkuar skuadrave si, Manchester City, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham Hotspur, që fituan tri pikët e para, derisa në xhiron e dytë do të përballen me Wolverhampton Wanderers në udhëtim. /Telegrafi/