Telegrafi

Mourinho e thirr personalisht Moratan

Sipas raporteve të medieve në Spanjë, menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka bërë një thirrje personale ndaj sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata.

Alvaro Morata është bërë objektiv real i shumë skuadrave të mëdha evropiane shkaku i minutave të paktë nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Sipas asaj që raporton mediumi Cadena Ser, bosi i Unitedit është i vetëdijshëm se spanjolli ka ndarë mendjen e tij për largim nga Bernabeu këtë verë, pavarësisht se u kthye në klub vetëm verën e kaluar nga kampionët italianë të Juventusit, përcjell Telegrafi.

Nevoja e Unitedit për opsione të tjera të sulmit është rritur qëkur Zlatan Ibrahimoviç pësoi një dëmtim të ligamentit të gjurit, pasi nuk do të mund të llogaritet në të edhe për sezonin e ardhshëm.

Klubi i madh anglez ishte i lidhur me një numër yjesh përfshirë Antoine Griezmann të Atletico Madridit, yllin e talentuar të Monacos, Kylian Mbappe dhe së fundmi edhe me sulmuesin italian të Torinos, Andre Belotti.

Raporti i mediumit spanjoll ësghtë i paqartë nëse David De Gea do të përfshihet në negociata pas rritjes së spekulimeve se portieri spanjoll dëshiron një kthim në Madrid. /Telegrafi/