Telegrafi

Mourinho e do te Roma, Isco pritet të jetë transferimi i parë i madh

Jose Mourinho do të donte mesfushorin krijues të Real Madridit, Iscon te Roma, dhe ai mund të nënshkruhet për një shifër nën 30 milionë euro.

Ardhja e trajnerit të ri nga sezoni i ardhshëm tashmë ka ndezur tregun e transferimeve te Roma dhe skuadra do të formohet në bazë të kërkesave të tij.

Sipas mediumit Diario Gol, Mourinho dhe drejtori i sportit Tiago Pinto i kanë vënë sytë Iscos për të ringjallur karrierën e tij në kryeqytetin italian.

Lexo po ashtu De Rossi pritet t’i bashkohet si ndihmës Mourinhos te Roma

Sigurisht nuk është hera e parë që Isco lidhet me një lëvizje në Serie A ose në Romë.

Sevilla është gjithashtu e interesuar, por duket se propozimi i tyre me vlerë 15 milionë është konsideruar shumë i ulët.

Çmimi i kërkuar është 30 milionë euro, edhe pse në klimën aktuale të Real Madridit, klubi mbretëro mund të pranojë më pak se kaq.

Isco sapo ka mbushur 29 vjet dhe është nën kontratë me Real Madridin vetëm deri në qershor të vitit 2022.

Ai bëri 27 paraqitje në të gjitha garat për klubin këtë sezon, duke kontribuar me dy asistime. /Telegrafi/