Telegrafi

Mourinho e shtyn Schneiderlinin drejt këtij klubi

Raportimet e fundit që vijnë nga Anglia, bëjnë të ditur se mesfushori i Manchester United, Morgan Schneiderlin, do ta zgjedh Interin para Evertonit.

Francezi nuk ka luajtur pothuajse fare këtë vit nën Jose Mourinhon, pasi ka qenë në fushë  për vetëm 11 minuta.

Sipas The Sun,  edhe pse Evertoni janë në kërkim të lojtarit, Djajtë e Kuq nuk do ta shesin në Angli.

Kjo e vë Interin në ‘pole-position’ për të nënshkruar me lojtarin, pasi edhe klubi italian janë në kërkim të një mesfushorit me tipare të tilla.

West Bromwich Albion po ashtu e duan në skuadrën e tyre. /Telegrafi/