Telegrafi

Mourinho e do Perisicin te Tottenhami

Tottenham Hotspur po lëviz për anësorin e Interit, Ivan Perisic, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho.

Sipas mediumit Goal, menaxheri i Spurs, Mourinho është i etur për të punuar me mesfushorin kroat, i cili do të kthehet te Nerazzurrët pasi Bayern Munich të përfundojë sezonin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Bayern mund të nënshkruajë Perisic përgjithmonë për 20 milionë euro, por disa herë deri më tani është raportuar se gjermanët nuk do ta shfrytëzojnë këtë opsion.

Lexo po ashtu Unitedi interesohet për Perisicin gjatë bisedimeve me Interin për Sanchezin, mund të ketë shkëmbim lojtarësh

Nga ana e tij, Mourinho është një tifoz i madh i Perisic, të cilin dy herë është përpjekur të nënshkruajë sa ishte në krye të Manchester Unitedit.

Këtë sezon, Perisic ka luajtur 31 ndeshje për Bayernin, duke shënuar 6 gola dhe prodhuar 10 asistime.

Ndryshe, ylli kroat është lidhur edhe me një kalim te Unitedi në një marrëvehsje shkëmbimi me Alexis Sanchez. /Telegrafi/