Site icon Telegrafi

Mourinho e do Ozilin në janar, drejtuesit i japin miratimin për ofertë

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, do të bëjë këtë javë ofertë për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil, të cilin e dëshiron gjatë këtij muaji.

Djajtë e Kuq kanë nevojë për përforcime në skuadër dhe këtë e ka thënë disa herë trajneri i skuadrës, portugezi Mourinho.

Mediat britanike theksojnë se Mourinho ka përzgjedhur të preferuarin e tij për ta pasur në skuadër dhe ai është ish-lojtari i tij Ozil.

Lexo po ashtu Keown: Mourinho e do Ozilin për shkak të rivalitetit me Wengerin, francezi do të largohet në fund të sezonit nga Arsenali

Sipas mediumit britanik The Mirror, Mourinhos i është dhënë drita e gjelbër nga drejtuesit e klubit për të bërë një ofertë deri në 35 milionë funte për yllin e Gjermanisë.

Mourinho e njeh talentin dhe punën e Ozilit që nga koha e tyre në Real Madrid (Getty Images)

Por, Djajtë e Kuq përballen me një betejë të fortë me trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, i cili nuk dëshiron ta shes edhe pse Ozil mbetet pa kontratë në verë.

Mourinho do të preferonte edhe një marrëveshje më pas, e cila do ta sillte në verë në Old Trafford, por frikësohet nga një ankand i mundshëm për lojtarin.

Lexo po ashtu Henry i kërkon Arsenalit të shesë Sanchezin dhe Ozilin në janar

Kjo pas dëshirë për ta pasur në radhët e veta ka shprehur edhe me Paris Saint-Germain, ndërsa Bayern Munich janë gjithashtu të prirur për organizatorin 29-vjeçar.

Ozil kërkon 300 mijë funte në javë dhe Unitedi është i gatshëm të negociojë një marrëveshje nëse Arsenali dëshiron të fitojë para nga shitja e tij këtë muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version