Tammy Abraham vazhdon të jetë objektivi kryesor i Romës për repartin ofensivë.
Giallorosët kanë vendosur ta shesin Edin Dzekon te Interi dhe Tammy Abraham po shihet si zëvendësuesi adekuat i boshnjakut.
Roma ka arritur tanimë marrëveshje me Chelsean për transferimin e anglezit për 45 milionë euro, shumë që do të paguhet me disa këste.
Por vet lojtari ende nuk është bindur për tu larguar nga vendlindja e tij, Angli.
Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka udhëtuar drejt Anglisë ku ka zhvilluar dy takime tanimë me agjentët e lojtarit dhe vet Abrahamin.
Mediat në Itali kanë raportuar se Roma e ka rritur edhe më shumë ofertën personale për yllin anglez.
Nga 4,5 milionë euro sa i ofroi fillimisht pagë vjetore, tani Giallorosët i kanë rritur pagën në gjashtë milionë euro.
Dita e sotme pritet të jetë vendimtare për Abraham nëse do të pranojë transferimin te Roma apo jo. p/Telegrafi/