Jose Mourinho si duket nuk është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorëve të Manchester Unietdit.
Megjithëse shpenzoi gjatë verës 110 milionë euro për të sjell Paul Pogban, portugezi është i interesuar të bëj përforcime edhe më tepër gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas mediave angleze, Mourinho kërkon shërbimet e mesfushorit të Real Madriditi, Francisco Isco, transmeton Telegrafi.
Madje, thuhet se për shërbimet e reprezentuesit spanjoll, Djajtë e Kuq janë të gatshëm të paguajnë mbi 28 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse 24-vjeçari do të largohet prej Los Blancos, pasi që edhe në të kaluarën është raportuar se mund të braktis radhët e kampionit të Evropës për klube. /Telegrafi/