Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Romës në verën e vitit të kaluar dhe po synon që ngadalë ta ndërtojë një skuadër të fortë.
Megjithatë trajneri portugez ka pasur një dëshirë të madhe për transferimin e një futbollisti nga Real Madrid, por që ishte refuzuar.
Special One e kishte kërkuar anësorin spanjoll të Real Madridit, Lucas Vazquez si opsion të parë për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Sipas Corriere dello Sport, portugezi e kishte kontaktuar vet lojtarin, por ka qenë Carlo Ancelotti që ka bllokuar gjithçka.
Trajneri italian i kishte bërë të qartë lojtarit se nuk do ta lejoj largimin e tij, pasi llogaritë shumë në shërbimet e tij dhe do ta ketë në skuadër.
Me të dështuar ta transferojnë Lucas Vazquezin, atëherë Roma mori mbrojtësin e djathtë anglez Ainsley Maitland-Niles nga Arsenali.
30-vjeçari Vazquez ka shkëlqyer këtë edicion duke zhvilluar 22 ndeshje në total e ku ka shënuar edhe një gol. /Telegrafi/