Telegrafi

Mourinho e do Donnarumman

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, i ka thënë Mino Raiolas se ata janë të interesuar për Donnarumman.  

Menaxheri Raiola, do të takohet me Milanin në ditët e ardhshme për ta sqaruar situatën e portierit.

Milan dëshirojnë t’i ofrojnë rinovim të kontratës me një pagë prej 3 deri 3.5 milionë euro në vit.

Ai deri më tanin ishte nën 18 vjeç.

United janë duke menduar që do ta humbin portierin aktual David De Gea i cili mund të shkojë në Real Madrid.

Donnarumma pëlqehet nga Mourinho dhe mund të ketë ofertë për të. /Telegrafi/