Telegrafi

Mourinho e dëshiron Willianin te Unitedi

Willian (Getty Images)

Jose Mourinho e ka etiketuar anësorin e Chelseat, Willian, si lojtarin që dëshiron ta transferoj gjatë verës te Manchester Unitedi.

Ylli brazilian nuk po arrin të gjej gjuhë të përbashkët me Blutë e Londrës për rinovimin e kontratës.

Largimi i tij është i mundshëm gjatë verës dhe Mourinho e ka bërë si objektivin kryesor Willianin.

Lexo po ashtu Manchester United gati listën me gjashtë mesfushorë, dy nga ta do të blihen nga Jose Mourinho

Sipas mediumit anglez The Sun, Mourinho dhe Djajtë e Kuq dëshirojnë të nënshkruajë me Willian të Chelseas në afatin kalimtar të verës.

Willian është lojtari më në formë i Bluve këtë sezon (Getty Images)

Me Nemanja Matic që tashmë ka lënë Blutë për skuadrën nga Old Trafford, megjithatë, Willian nuk u lejua gjatë verës së kaluar të largohet nga Stamford Bridge.

Raporti thotë se Mourinho do të kthehet për lojtarin e tij të pëlqyer në fund të sezonit, duke dërguar skautë për të monitoruar formën e tij gjatë gjithë sezonit aktual.

Lexo po ashtu Milani tenton Willianin e Chelseat

Transferimi i tij është shumë i mundur pasi përveç Mourinhos edhe ylli brazilian ka një simpati të madhe për ish-trajnerin e tij.

Çmimi i Willianit mendohet të jetë rreth 60 milionë euro, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Milani. /Telegrafi/