Telegrafi

Mourinho e dëshiron me çdo kusht, Unitedi synon Kovacicin

MADRID, SPAIN - DECEMBER 05: Mateo Kovacic of Real Madrid speaks to the media during a Real Madrid press conference at Valdebebas training ground on December 5, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Manchester United duket se do të tentoj ta përforcojë skuadrën në janar.

Mesfushori belg, Maurane Fellaini do të largohet dhe ‘Djajtë e kuq’ tanimë kanë gjetur zëvendësimin e tij.

Bëhet fjalë për mesfushorin kroat, Mateo Kovacic i cili nuk është i kënaqur me hapësirat që ka te Real Madridi.

Kroati nuk është pjesë e formacionit titullar dhe ka kërkuar largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.

Kovacic nuk është pjesë e formacionit bazë te Real Madridi. (Foto /Getty Images)

Trajneri portugez i Unitedit, Jose Mourinho e pëlqen shumë lojtarin dhe po e kërkon në ‘Old Traford’.

Sipas mediave angleze Manchester United tanimë ka bërë gati një ofertë për kroatin.

Gjiganti anglez ka gati 50 milionë euro për transferimin e Kovacicit në Ligën Premier.

Gjithsesi lojtari mbetet edhe në radarin e kampionëve aktual të Italisë, Juventusit.

23-vjeçari ka kontratë me ‘Los Blancos’ deri në qershorin e vitit 2021. /Telegrafi/