Site icon Telegrafi

Mourinho e do me çdo kusht Neymarin, gati oferta gjigante

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, dëshiron që klubi ta ribëjë një ofertë për yllin e Barcelonës, Neymar.

The Daily Record shkuan se tanimë klauzola për largimin brazilianit është rritur në 200 milionë euro.

Kjo shifër nuk e frikëson edhe aq Unitedin dhe Mourinhon që janë të gatshëm të thyejnë edhe një rekord në afatin kalimtar.

United ka thyer rekordin duke e ofruar Paul Pogban për 89 milionë funte.

Lexo po ashtu Arsenali dhe Manchester Unitedi mbajtën një minutë heshtje në nder të viktimave të tragjedisë të Chapecoense (Foto)

Nëse Neymar dëshiron të largohet atëherë United duhet të paguajë 180 milionë funte, apo 200 milionë euro.

Neymar ka hasur në probleme shkaku i taksave në Spanjë.

Me largimin e tij ai do të bie më shumë në sy individualisht pasi që me Lionel Messiin dhe Luis Suarezin në një skuadër, kjo po del të jetë e vështirë.  /Telegrafi/

Exit mobile version