Telegrafi

Mourinho: Dua edhe dy blerje këtë verë

GLENDALE, AZ - JULY 19: Manchester United manager Jose Mourinho signs an autograph prior to the International Champions Cup game against Club America at the University of Phoenix Stadium on July 19, 2018 in Glendale, Arizona. (Photo by Christian Petersen/Getty Images for International Champions Cup)

Jose Mourinho ka thënë se do të donte edhe dy blerje te Manchester Unitedi këtë verë për të qenë gati. 

Manchester United deri më tani ka nënshkruar me Fred, Diogo Dalot dhe Lee Grant, ndërsa afati kalimtar në Ligën Premier mbyllet me 9 gusht.

Sipas MEN Sport, trajneri i United i do edhe dy blerje, një mbrojtës qendre dhe një sulmues.

Mourinho (Getty)

“Tjetër gjë është çfarë dua, ndërsa tjetër gjë është ajo që ndodh”.

“Do të doja edhe dy blerje të reja”, ka thënë Mourinho.

Mbrojtësi që Mourinho e pëlqen është ai i Tottenhamit, Toby Alderweireld, ndërsa nuk përjashtohet as Harry Maguire që shkëlqeu me Anglinë në Kampionatin Botëror.

Për sulmin mbesin dy emra Willian dhe Gareth Bale.

Barcelona kishte tentuar të nënshkruajë me anësorin e Chelseat, Willian, por nuk ja ka arritur dhe United mbeten në garë.

Willian (Getty Images)

Në anën tjetër uellsiani Gareth Bale duhet se nuk do të largohet nga Real Madridi. /Telegrafi/