Site icon Telegrafi

Mourinho dhe Moyes dalin vullnetarë për kultivimin dhe shpërndarjen e pemëve dhe perimeve gjatë pandemisë

Jose Mourinho (Foto: Twitter/BFM News/Tottenham Hotspur)

Jose Mourinho dhe David Moyes kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar në shpërndarjen e pemëve dhe perimeve, për t’i ndihmuar ata që kanë nevojë gjatë periudhës së vetizolimit për shkak të coronavirusit.

Trajneri i West Ham Unitedit, Moyes, doli vullnetar për të qenë vozitës, pasi e vërejti një reklamë në një dyqan lokal ushqimesh.

Ndërkaq, homologu i tij te Tottenham Hotspur, Mourinho, po ndihmon në rritjen dhe kultivimin e ushqimeve në fushën stërvitore të klubit, para se ato të shpërndahen tutje.

“Po e luftojmë këtë pandemi bashkë”, ka thënë trajneri i Spursave, të cilët pas suspendimit të futbollit e kanë ofruar stadiumin e Tottenhamit në shërbim të ekipeve mjekësore dhe në një qendër të shpërndarjes së ushqimit.

 

Pemët dhe perimet që kultivohen pranë fushës stërvitore të klubit, të cilat në kushte normale do të konsumoheshin nga lojtarët, tash po i dhurohen popullatës lokale.

Mourinho ka dalë vullnetar për të punuar në bazën Enfield, para se ushqimi të transportohet në stadium dhe të përgatitet për shpërndarje.

“Shpresoj që të gjithë janë mirë dhe natyrisht se do të dëshiroja t’i falënderoj heronjtë e vijës së parë të fronit për punën e mrekullueshme që po e bëjnë për të na mbajtur të sigurt në këtë kohë”, ka thënë 57-vjeçari.

Moyes, nga ana tjetër, ka thënë se gjithçka që ka bërë është dërgimi i ushqimit nëpër shtëpi, trokitja në deri dhe vazhdimi tutje. /Telegrafi/

David Moyes (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

 

Exit mobile version