Telegrafi

Mourinho dëshiron transferimin e një mesfushori në janar, ka tre emra në listë

Roma është duke kërkuar transferimin e një mesfushori gjatë afatit kalimtar të janarit.

Giallorosët kanë pasur probleme të mëdha me lëndime dhe tani po luajnë vetëm dyshja Bryan Cristante e Nemanja Matic.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar veror Roma huazoi nga Olympicos mesfushorin Mady Camara, por ai nuk e ka bindur Jose Mourinhon.

Trajneri portugez ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një mesfushor në janar, përkundër se rikthehet nga lëndimi Georginio Wijnaldum.

Drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta plotësojnë kërkesën e Mourinhos pasi portugezi synon ta rikthejë në Ligën e Kampionëve klubin verdhekuq.

Calciomercato ka raportuar se në listën e Mourinhos janë tre emra, ku njëri nga ta do t’i bashkohet në janar.

Davide Frattesi i Sassuolos, Houssem Aouar i Lyon dhe Douglaz Luiz i Aston Villës janë lojtarët që pëlqehen nga Mourinho.

Italiani Frattesi është i preferuari, por problemi mbetet shuma e madhe që po kërkon Sassuolo.

Ndërkohë dyshja Aouar dhe Douglaz Luis janë në përfundim të kontratave dhe mund të transferohen me çmim më të lirë. /Telegrafi/