Roma është duke kërkuar transferimin e një mesfushori gjatë afatit kalimtar të janarit.
Giallorosët kanë pasur probleme të mëdha me lëndime dhe tani po luajnë vetëm dyshja Bryan Cristante e Nemanja Matic.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar veror Roma huazoi nga Olympicos mesfushorin Mady Camara, por ai nuk e ka bindur Jose Mourinhon.
Trajneri portugez ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një mesfushor në janar, përkundër se rikthehet nga lëndimi Georginio Wijnaldum.
Drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta plotësojnë kërkesën e Mourinhos pasi portugezi synon ta rikthejë në Ligën e Kampionëve klubin verdhekuq.
Calciomercato ka raportuar se në listën e Mourinhos janë tre emra, ku njëri nga ta do t’i bashkohet në janar.
Davide Frattesi i Sassuolos, Houssem Aouar i Lyon dhe Douglaz Luiz i Aston Villës janë lojtarët që pëlqehen nga Mourinho.
Italiani Frattesi është i preferuari, por problemi mbetet shuma e madhe që po kërkon Sassuolo.
Ndërkohë dyshja Aouar dhe Douglaz Luis janë në përfundim të kontratave dhe mund të transferohen me çmim më të lirë. /Telegrafi/