Jose Mourinho do të vuajë një pezullim me dy ndeshje për reagimin e tij shpërthyes gjatë humbjes 2-1 të Romës ndaj Cremonese të martën në mbrëmje.
Mourinho ishte larguar me të kuq pas një grindjeje me gjyqtarin e katërt në fillim të pjesës së dytë me Romën që humbte 1-0.
Pasi ndoqi pjesën më të madhe të ndeshjes nga tribunat e Stadio Giovanni Zini, trajneri i Giallorossëve vendosi të vazhdonte ankesat e tij me gjyqtarët e ndeshjes në zhveshtore të tyre pas vërshëllimës së fundit.
Pavarësisht golit të barazimit në minutën e 71-të nga Leonardo Spinazzola, Roma përsëri pranoi gol në të 83-tin, e cila ishte e mjaftueshme për t’i dhënë La Cremos fitoren e parë në Serie A në 26 vjet.
Gjykata sportive tani ka konfirmuar se Mourinho do të vuajë dënimin me dy ndeshje, duke filluar me ndeshjen e së dielës në mbrëmje kundër Juventusit në Stadio Olimpico.
Në njoftimin zyrtar të Serie A thuhet se Mourinho përballet me sanksione: “Për kundërshtimin e një vendimi të gjyqtarit në mënyrë të fortë dhe provokuese në minutën e dytë të pjesës së dytë dhe përsëritjen e kësaj sjelljeje në momentin e përjashtimit”.
“Për më tepër, për hyrjen në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve dhe adresimin e gjyqtarit të katërt me shprehje dhe konkluzione ofenduese në fund të ndeshjes”.
Përveç ndeshjes kundër Juves, Mourinho do të mungoj edhe për ndeshjen me Sassuolon më 12 mars. /Telegrafi/