Site icon Telegrafi

Mourinho: Darmian dëshiron të largohet

Darmian - Mourinho (Getty Images)

Jose Mourinho ka konfirmuar se mbrojtësi italian, Matteo Darmian, dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi.

Mbrojtësi i Italisë ka ardhur në Old Trafford nga viti 2015, kur ai nënshkroi nga Torino për një shifër rreth 20 milionë euro.

Megjithatë, ai është zhgënjyer nga mungesa e futbollit të rregullt në ekipin e parë me Djajtë e Kuq dhe po kërkon largimin nga United.

Lexo po ashtu Interi gjurmon gjithë Evropën për një mbrojtës të krahut të djathtë, ka katër alternativa

Darmian po shikohet me vëmendje nga klubet e mëdha italiane, Inter dhe Juventus, ndërsa dëshirën e lojtarit për largim e ka konfirmuar edhe Mourinho.

Matteo Darmian gjatë një ndeshjeje në Angli (Getty Images)

Mourinho pranoi se 28-vjeçari italian e sheh të ardhmen e tij larg Manchesterit, ndërsa klubi është në pritje të ofertës adekuate.

“Matteo dëshiron të largohet. Mendoj se kur të bëhet e qartë, është e drejtë që ofertën e duhur, ta pranoni”, ka thënë fillimisht Mourinho.

Lexo po ashtu Mourinho e do me çdo kusht Perisicin, ofron Darmianin dhe para për transferimin e kroatit

“Është e drejtë që ai të ndjek instinktin e tij”.

“Ofertat që ne kemi marrë për të deri më tani nuk kanë qenë të afërta me kërkesën tonë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Exit mobile version