Site icon Telegrafi

Mourinho ‘çmendet’ pas Perisicit, gati oferta nga ‘Djajtë e Kuq’

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, thuhet se është duke menduar një ofertë për sulmuesin anësor të Interit, Ivan Perisic.

Mesfushori 27-vjeçar kroat shënoi dy gola për Nerazzurrët në fitoren e tyre 2-1 ndaj Udineses në fundjavë, por ka vuajtur nga një formë e luhatshme gjatë këtij sezoni aktual.

Lexo po ashtu Super Perisic, Interi nuk di të ndalet (Video)

Me skuadrat e mëparshme të interesuara si Liverpool, Everton, Tottenham dhe PSG, Calciomercato.it tani njofton se klubi i fundit që po kërkon shërbimet e lojtarit është Manchester United, përcjell Telegrafi.

Ish-trajneri i Interit, Jose Mourinho, thuhet se admiron fleksibilitetin taktik të kroatit dhe një ofertë nga Djajtë e Kuq mund të arrijë së shpejti në zyrat e gjigantit italian.

Lexo po ashtu Këta janë 10-të golashënuesit më të mirë në histori të ‘Djajve të Kuq’ (Foto)

Megjithatë, këto interesime mund të bien në vesh të shurdhër në Inter, pasi Corriere dello Sport raporton se lojtari nuk do të shitet, dhe do të negociojë me klubin këtë verë për nënshkrimin e një kontratë të re.

Marrëveshja e tij aktuale shkon deri në vitin 2020, por i njëjti raport tregon se Perisicit do t’i ofrohen kushte të përmirësuara nga Nerazzurrët dhe zgjatja e kontratës nuk do të jetë një problem. /Telegrafi/

Exit mobile version