Jose Mourinho ka dhënë mendimin e tij sa i përket përfundimit të sezonit në Ligën Premier, duke theksuar se rivali i tyre, Manchester City do të përfundoj në katër pozitat e para.
Manchester City dhe Manchester United u ndeshen (mbrëmë) në derbin e javës në Ligën Premier, duke përfunduar ndeshjen me barazim pa gola.
Ky barazim nuk i konvenoi edhe aq asnjërës, pasi në vend të tretë ka mbetur Liverpoolit, ndërsa skuadrat nga Manchesteri ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë.
Megjithatë, sipas trajnerit të “Djajve të Kuq”, në përfundim të kampionatit City do të renditet sigurt në katër vendet e para, ndërsa Unitedi, Arsenali dhe Liverpooli duhet të luftojnë deri në fund për njërën pozitë.
“Mendoj se Man City do të përfundojë në katër vendet e para, mendoj se ndeshjet që duhet të luajnë, unë i shoh ata duke e bërë këtë”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Mendoj se është mes nesh, Arsenalit dhe Liverpoolit dhe ne do të përpiqemi deri në fund”, përcjell Telegrafi.
“Realiteti është se ne kemi një gjysmëfinale evropiane [në Ligën e Evropës kundër Celta Vigos] për të luajtur”.
“Ne kemi shumë probleme me lojtarët dhe shkojmë me atë që është e mundur, por do të luftojmë derisa matematikisht nuk është e mundur”, përfundoi “Special One”. /Telegrafi/