Site icon Telegrafi

Mourinho: Chelsea mund ta humbë statusin e klubit të madh

Jose Mourinho kishte disa fjalë interesante për Chelsean pas humbjes 1-2 ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.

Trajneri portugez që aktualisht po punon si analist në Sky Sports ka thënë se tifozët e The Blues mund të lodhen nga kjo gjendje dhe mund mos ta konsiderojnë si klub i madh.

“Shpresoj që ata mos të mësohen me këtë gjë dhe ta konsiderojnë Chelsean si klub i vogël, kjo është gjëja kryesore”, ka thënë Mourinho.

Roberto Firmino -N’Golo Kante (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

“Kur ju filloni t’i pranoni humbjet se skuadra juaj luajti mirë dhe lojtarët e dhanë më të mirën dhe që tifozët u kënaqën me atë paraqitje, atëherë ju mësoheni me ato gjëra dhe ndaloni së qënurit klub i madh”.

Lexo po ashtu Lampard: Ishim më të mirë se Liverpooli në pjesën e dytë

“Ju duhet të tregoni gjendjen reale, mirëpo mos i thoni ato gjëra rreth paraqitjes së mirë, pasi ju keni humbur”, ka shtuar më tej portugezi si kundërpërgjigje për Frank Lampardin.

Trajneri i skuadrës londineze tha pas ndeshjes se skuadra e tij ishte më e mirë se Liverpooli në pjesën e dytë dhe tifozët e duartrokitën për atë paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version