Telegrafi

Mourinho i befasuar me kërkesën e Bale që të mos luante ndaj Evertonit

(Foto: Instagram/garethbale11)

Jose Mourinho është shprehur i befasuar me ngjarjet që çuan deri te deklarimi i Gareth Bale se nuk mund të luante për Tottenham Hotspur në ndeshjen ndaj Evertonit.

Trajneri ka treguar se uellsiani ka kërkuar skanim për një lëndim dhe është lënë jashtë skuadrës sepse nuk ndihej mirë, ashtu që nuk luajti në humbjen nda 5-4 në Goodison Park.

“Mendoj se është më mirë të them: ‘Luajtëm ndaj West Bromit të dielën dhe ai nuk luajti, ishte në bankën rezervë. Të hënën u befasova paksa nga kërkesa e tij për të bërë skanim, sepse nuk ndihej mirë”.

(Foto: Instagram/garethbale11)

“Nuk u stërvit të hënë, pastaj të martën u stërvit me skuadrën, por u informova se dëshira e tij ishte të punonte me shkencën sportive për disa ditë që ta forconte zonën ku nuk ndihej mirë”.

Lexo po ashtu Reagimi i Mourinhos ndaj gazetares, e cila e pyeti pse nuk e inkuadroi Gareth Bale

“Kjo është arsyeja pse nuk ndodhet këtu. Nuk mendoj se është një lëndim i madh, do të thosha sepse nuk ndihet mirë dhe sepse për shkak të asaj seance stërvitore nuk mund të ishte në qind për qindëshin e tij”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/