Mason Mount e ka njoftuar Chelsea se nuk do të rinovojë kontratën.
Mesfushori anglez pritet të largohet nga skuadra e tij e fëmijërisë përfundimisht në fund të këtij sezoni.
Kontrata aktuale e mesfushorit anglez me gjigantin londinez skadon në verën e vitit 2024 dhe Chelsea do ta shes atë në verë për mos ta humbur me parametra zero.
Chelsea kishte tentuar me disa oferta të njëpasnjëshme të vazhdojë bashkëpunimin me yllin e tyre, por ai ishte kundër të rinovonte kontratën.
Kësisoj në verë pritet ndarja e tij me klubin ku ka kaluar gjithë karrierën, përjashtim një vit i huazuar te Vitesse dhe një tjetër te Derby County.
24-vjeçari megjithatë nuk pritet të largohet nga elita e futbollit anglez, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.
Newcastle United, Arsenal, Manchester United si dhe Liverpool janë skuadrat që po duan transferimin e mesfushorit.
Chelsea synon të fitoj rreth 40 milionë euro nga shitja përfundimtare e Mount. /Telegrafi/