Me 22 vjet dhe 15 ditë, Mason Mount është anglezi i dytë më i ri që shënon në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pas Wayne Rooneyt.
Mount është anglezi i parë që shënon në këtë fazë për Chelsea që nga Frank Lampard që e kishte bërë në vitin 2008.
Ai ka folur për arritjen në finale dhe ndjehet shumë i lumtur, ndërsa thotë se skuadra e tij ka mundur të shënojë pesë herë.
“Nuk mund ta them me fjalë, mbrëmja e sotme ishte një paraqitje e shkëlqyeshme. Ishte shumë e vështirë, ne e njihnim kundërshtarin, por ishim të jashtëzakonshëm”
“Ndoshta duhet të kishim shënuar pesë gola. E rëndësishme ishte të fitojmë, por kjo nuk është e gjitha: ka ende një lojë për të fituar”, ka thënë Mount.
Anglezi foli edhe për finalen me Manchester City e cila do të zhvillohet në Stamboll.
“Ne donim ta fitonim ndeshjen, kishim disa mundësi, i gabuam, por ia dolëm”
“Një aventurë e pabesueshme, tani shpresojmë të fitojmë. Ne tashmë jemi përballur me ta dy herë këtë sezon, sigurisht që do të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme”, ka thënë ai. /Telegrafi/