Telegrafi

Motta: Do t’i them Matuidit mos shko te Juventusi

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Thiago Motta, ka thënë se do ta këshillojë Blaise Matuidi për të mos u larguar drejt Juventusit. 

Bianconerët janë të interesuar për francezin, pasi një tjetër francez është larguar nga Juve, Paul Pogba.

“Largimi i Matuidi do të ishte një humbje e madhe”.

“Kam marrëdhënie të mira me Blaisen, dhe nëse më kërkon ndonjë mendim, do t’i thosha të qëndrojë”, ka thënë Motta.

Motta ka luajtur në Itali me skuadra si Interi dhe Genoa. /Telegrafi/