Këngëtarja kosovare Rita Ora, ka bërë edhe një paraqitje të radhës në të cilën dukej tejet provokuese.
E veshur në një fustan të shkurtë dhe një bluzë të modës së fundit, ngjyrë argjendi, Rita tregoi këmbët e saj seksi, në një mbrëmje rrugëve të Londrës, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja 26-vjeçare shkëlqeu mbrëmë në një ndejë në qytetin e Londrës, e cila shoqërohej nga Elena motra e saj. Rita kishte shijuar ndejën deri në orët e vona të mbrëmjes bashkë me motrën e saj Elenën 28-vjeçare.
Motrat kishin veshë çizme të njëjta, Elena kishte veshur një fustan me po të njëjtin material sikurse motra e saj. Elena, e cila është edhe menaxhere e Ritës, ka bërë të ditur se është duke shkruar një libër rreth karrierës së Ritës, libër të cilin ajo ka filluar ta shkruaj tash e pesë vite.