Motrat Mustafa (Safetja dhe Sahidja) kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Malli i nënës” mban titullin kënga e zhanrit baladë, që njëherësh përfshin të gjitha nënat.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe duken në formë të mrekullueshme.
Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Kreshnik Avdiu, kurse për aranzhmentin është kujdesur Arti Rec.
Kënga tashmë gjendet e plotë në kanalin zyrtar të tyre në platformën YouTube.
Motrat Mustafa prej shumë vitesh janë pjesë e estradës, ndërsa shquhen për interpretimin dhe vokalin e veçantë. /Telegrafi/