Motrat Mustafa kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.
“Bija e kushërira” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike.
Muzika është punuar nga kompozitori Rrahman Kryeziu, njëherësh bashkëpunëtor i rregullt i Motrave Mustafa.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i është besuar produksionit EMF Creative.
E veçanta e klipit është njëra ndër vajzat e vogla protagoniste, e quajtur Suna Beka, e cila është katër vjeçare, dhe është një modele për fëmijë në Suedi.
Motrat Mustafa janë shumë të pëlqyer për këngët e tyre dhe zhanrin të cilin e këndojnë.
Ato vazhdojnë të jenë shumë aktive me koncerte dhe dasma të ndryshme, ndërsa pritet që gjatë verës të publikojnë edhe tjera këngë të reja. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mPUeRu6NU-g