Këngëtaret e njohura të muzikës popullore Motrat Mustafa janë shumë të pëlqyera nga publiku për zhanrin që këndojnë.
Ato kanë një numër të madh ndjekësish edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave njoftohen për më të rejat e tyre në karrierë.
Por, kur jemi tek rrjetet sociale, duket se së fundmi ato janë përballur me një problem, të cilin e kanë raportuar.
Bëhet fjalë për një llogari të rrejshme në rrjetin social Instagram të hapur në emrin e njërës prej motrave Saftes, nga persona të pa-autorizuar të cilët po e keqpërdorin atë.
Ndërkohë në llogarinë e tyre zyrtare Motrat Mustafa në Instagram, kanë denoncuar rastin duke u kërkuar fansave të tyre që mos ta ndjekin atë llogari, sepse nuk është e tyre, por po keqpërdoret, ndonëse ka mbi 18 mijë ndjekës.
“Këtë Instagram nuk e posedojmë ne, është duke u keqpërdorur”, shkruhet në njoftimin e tyre zyrtar në llogarinë e vërtetë të tyre në Instagram. /Telegrafi/