Site icon Telegrafi

Motrat Kardashian nuk lejojnë kunatën që të marrë mbiemrin e tyre

Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian nuk kanë lejuar kunatën e tyre Blac Chyna që të marrë mbiemrin e tyre.

Ndonëse ajo është nusja e vëllait të tyre, më të cilën ai ka edhe një fëmijë, motrat Kardashian nuk pranojnë që të mbajë mbiemrin e famshëm.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto)

Ato kanë ndërmarrë veprime që të bllokojnë Chyna që të përdorë këtë emër në bizneset e saj të ardhshme.

Motrat Kardashian kanë dorëzuar dokumente juridike në të cilat thuhet që ato do të pësojnë dëme duke përfshirë këtu reputacionin e mirë që kanë. Sipas tyre Chyna dëshiron të përfitojë nga reputacioni dhe fama e mbiemrit Kardashian. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version