Telegrafi

Motrat Kardashian: Kim dhe Khloe shijojnë rrezet e diellit, ndërsa ngacmojnë imagjinatën me paraqitjet provokuese

Foto: Backgrid

Kim dhe Khloe Kardashian shfaqën trupat e tyre natyralë në fotografi të pandryshuara nga pushimet e tyre në plazh, në një ishull.

Yjet spektaklit “The Kardashians” treguan linjat e tyre trupore teksa rrinin në rërë për pozat provokuese, shkruan The Sun.

Dy motrat kishin veshur kostume banje metalike nga linja e re e rrobave të banjës “Skims” e cila është e themeluar nga Kimi, dhe u lansuan në treg në fillim të këtij muaji.

Foto: Backgrid

Miliarderja Kim ishte e veshur me bikini dy pjesëshe, ndërsa Khloe u shfaq me kostum një pjesësh nga koleksioni dhe secila prej motrave mbanin syze dielli.

Lexo po ashtu Kim Kardashian publikon fotografi nga çastet intime me të dashurin Pete Davidson

Fotografitë tregojnë dyshen duke ecur në plazh, duke shijuar rrezet e diellit ndërsa shtrihen në rërë, gjersa më pas u panë duke larguar rërën nga trupi i tyre duke bërë një dush jashtë.

Foto: Backgrid

Imazhet janë realizuar gjatë pushimeve tropikale të motrave në ishujt Turks & Caicos për të festuar ditëlindjen e 38-të të Khloes.

Kim dhe Khloe ndanë me fansat në rrjetet sociale shumë fotografi nga pushimet e tyre familjare, duke përfshirë disa që morën reagime nga fansat për përdorimin e dukshëm të ‘photoshop’-it.

Foto: Backgrid

Kim, 41 vjeçe, shkroi në mbishkrimin e fotografive të publikuara: “Udhëtimi për ditëlindjen e Khloes”.

Foto: Backgrid

Ajo dhe motra e saj më e vogël më pas u spërkatën nëpër ujërat blu kristal me rroba banje të zeza, ku shiheshin duke u argëtuar me njëra-tjetrën. /Telegrafi/

Foto: Kim Kardashian/Instagram

 

Foto: Backgrid