Kim dhe Khloe Kardashian shfaqën trupat e tyre natyralë në fotografi të pandryshuara nga pushimet e tyre në plazh, në një ishull.
Yjet spektaklit “The Kardashians” treguan linjat e tyre trupore teksa rrinin në rërë për pozat provokuese, shkruan The Sun.
Dy motrat kishin veshur kostume banje metalike nga linja e re e rrobave të banjës “Skims” e cila është e themeluar nga Kimi, dhe u lansuan në treg në fillim të këtij muaji.
Miliarderja Kim ishte e veshur me bikini dy pjesëshe, ndërsa Khloe u shfaq me kostum një pjesësh nga koleksioni dhe secila prej motrave mbanin syze dielli.
Fotografitë tregojnë dyshen duke ecur në plazh, duke shijuar rrezet e diellit ndërsa shtrihen në rërë, gjersa më pas u panë duke larguar rërën nga trupi i tyre duke bërë një dush jashtë.
Imazhet janë realizuar gjatë pushimeve tropikale të motrave në ishujt Turks & Caicos për të festuar ditëlindjen e 38-të të Khloes.
Kim dhe Khloe ndanë me fansat në rrjetet sociale shumë fotografi nga pushimet e tyre familjare, duke përfshirë disa që morën reagime nga fansat për përdorimin e dukshëm të ‘photoshop’-it.
Kim, 41 vjeçe, shkroi në mbishkrimin e fotografive të publikuara: “Udhëtimi për ditëlindjen e Khloes”.
Ajo dhe motra e saj më e vogël më pas u spërkatën nëpër ujërat blu kristal me rroba banje të zeza, ku shiheshin duke u argëtuar me njëra-tjetrën. /Telegrafi/