Kim Kardashian bëri dedikime për xhirimin e saj nudo të vitit 2007 në revistën “Playboy” me fustanin me të cilin u paraqit në Met Gala 2023.
42-vjeçarja e cila në fillim të karrierës së saj pozoi me asgjë tjetër veç gjerdanëve me perla, ishte ‘topless’ në një fustan të bardhë, i cili te pjesa e dekoltesë ishte gati i njëjti me xhirimin e saj të vititi 2007.
Ylli shkëlqeu dekoltenë e saj nën përzgjedhjen e gjerdanëve me perla, me fustanin që mburrej me një siluetë ngjyrë shampanjë, shkruan DailyMail.
Një fund i tejdukshëm i përbërë gjithashtu nga gjerdan me perla zbuloi këmbët e holla të bukuroshes kur ajo doli jashtë, ndërsa kishte mbathur edhe një palë taka të bardha dhe një xhaketë të bardhë.
Flokët e saj ishin të stiluara në një topuz elegant dhe ajo kishte aplikuar një makijazh mjaft të theksuar në fytyrën e saj.
Kim u shoqërua nga vajza e saj, North e cila kishte veshur një xhaketë rozë të markës “Chanel” dhe xhinse, të kombinuara me gjerdan me perla ndërsa po shkonte në Met Gala-n e saj të parë.
Nata më e madhe e modës u mbajt si çdo vit tjetër në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City të hënën e parë të majit.
Këtë vit, tema e Met Gala ishte “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”. Dizajneri i ndjerë gjerman ishte drejtori kreativ për një kohë të gjatë i markës “Chanel”. Ai u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare në vitin 2019.
Përveç Kimit, në Met Gala 2023 morën pjesë edhe dy motrat e saj, Kylie dhe Kendall Jenner.
Ndonëse ishte përfolur që familja e saj nuk do të ftoheshin në eventin madhështor, ato u panë prezentë dhe dukeshin secila më bukur se tjetra.
Kylie kishte veshur një fustan të gjatë elegant në ngjyrë të kuqe, i cili kishte një të qarë të madhe të këmba.
Ndërkohë, Kendall Jenner kishte veshur një kostum të zi me xixa dhe mëngë të gjata deri në tokë, të cilën e kishte kombinuar me çizme të zeza.
Ashtu si Kim, edhe Kyelie ishte e shoqëruar nga vajza e saj, Stormi. /Telegrafi/