Familja e famshme, Kardashian – Jenner, mori vëmendje të madhe me paraqitjen në CFDA Fashion Awards 2022.
Kim, Khloe dhe motrat e tjera, Kendall dhe Kylie Jenner, befasuan në tapetin e kuq në një sërë stilesh të ndryshme për festën e modës të mbajtur në Cipriani South Street në New York.
Kim, 42 vjeçare, zgjodhi një fustan të zi lëkure të markës Dolce&Gabbana me të brendshme ‘Skims’ – të cilat vihen re dukshëm nën veshjen e ngushtë.
Ylli i famshëm vuri në fokus format trupore me stilin e flokëve të hapur në pjesën e fytyrës.
“Jam shumë krenare për Skims dhe atë që kemi ndërtuar”, tha ylli i “Kardashians” për “Extra” në tapet.
Motra Khloe, 38 vjeçe, zgjodhi një fustan shkëlqyes ngjyrë kafe me një prerje të guximshme nga pjesa e barkut dhe gjoksit të realizuar nga stilisti LaQuan Smith.
Kylie, 25 vjeçe, kishte veshur një fustan të Thierry Mugler nga viti 1999 me një bust asimetrik gjysmë të tejdukshëm dhe një fund kadifeje me çarje.
Maniakja e grimit e mbajti bukurinë e saj të thjeshtë dhe tregoi një stil të denjë me kaçurrela që i binin në ballë.
Për dallim nga ekspozimi dhe eleganca e motrave, Kendall ka zgjedhur të shfaqet më thjeshtë me një fustan të bardhë me dekolte të hapur.
Me një grim të thjeshtë e me flokë të valëzuara, 27 vjeçarja u shfaq në formë të mrekullueshme.
Të tjerë të pranishëm në event kanë qenë edhe: Gigi Hadid, Julia Fox, Keke Palmer, Lenny Kravitz dhe Cher. /Telegrafi/