Telegrafi

Motrat Kardashian/Jenner duken tërheqëse në ditëlindjen e 70-të të ish-bashkëshortit së nënës së tyre

Kim Kardashian iu bashkua motrave të saj, Kylie dhe Kendall Jenner si dhe Kourtney Kardashian për 70 vjetorin e lindjes së transversitit Caitlyn Jenner, në një festë të zhvilluar në Nobu në Malibu, të martën.

Familja Kardashian/Jenner u panë duke lënë vendin ekzotik, menjëherë pas festimit të ditëlindjes së ish-bashkëshortit të nënës së tyre, Kris Jenner, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Kim, 39 vjeçe, dukej vezulluese në një palë pantallona gri, teksa dukej të ishte kujdesur detajisht për dukjen në festën e ditëlindjes së Caitlyn.

Nëna e katër fëmijëve tregoi linjat e saj atraktive trupore, ndërsa tërhoqi vëmendjen edhe me bluzën e saj me mëngë të gjata, me fund të modeluar.

Flokë e errëta i dhanë asaj një pamje edhe më atraktive në këtë mbrëmje familjare.

Caitlyn, e cila u bë 70 vjeçe të hënën, ishte shumë e lumtur teksa rrethohej nga motrat Kardashian-Jenner. /Telegrafi/